Top News - Biden, të mërkurën në Izrael / Vizitë e rrezikshme me mesazh të rëndësishëm

preview_player
Показать описание
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi pas një takimi me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se Izraelin do ta vizitojë të mërkurën Presidenti amerikan Joe Biden, për të riafirmuar solidaritetin e Shteteve të Bashkuara për Izraelin. Sekretari Blinken njoftoi gjithashtu se ishte rënë dakort me Izraelin për një plan që do të mundësojë që furnizimet me ndihma humanitare të mbërrijnë tek civilët në Gaza. Menjëherë pas këtij njoftimi, nga Uashingtoni zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, informoi se Presidenti Biden do të udhëtojë edhe drejt Jordanisë për t'u takuar me Mbretin Abdullah, Presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Zyrtarët amerikanë patën thënë paraprakisht se Presidenti Joe Biden po shqyrtonte mundësinë e një vizite në Izrael, por nuk kishin njoftuar plane konkrete udhëtimi. Presidenti Biden shprehu më herët mbështetje për përgjigjen e Izraelit ndaj Hamasit, duke thënë gjatë një interviste në emisionin “60 Minutes” të kanalit CBS se Izraeli do t’i kundërvihet “një grupi njerëzish që janë angazhuar në barbarizëm që është me po aq pasoja sa edhe Holokausti”. Presidenti Biden tha se Izraeli do të bëjë “gjithçka të mundur për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm”. Ai gjithashtu tha se do të ishte “një gabim i madh” nëse Izraeli do të pushtonte Rripin e Gazës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Biden#Izrael
Рекомендации по теме