Top News – QSUT merr në mbrojtje mjeken e dhunuar

preview_player
Показать описание
Qendra Spitalore Universitare ka reaguar pas rastit të dhunimit të një mjekeje të spitalit infektiv nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.

Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, thuhet në deklaratë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.

QSUT deklaron se do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

Të mërkurën policia arrestoi dy persona dhe procedoi penalisht tre të tjerë për dhunimin e mjekes dhe shkatërrim të pronës.

Të arrestuarit goditën mjeken, që e fajësonin për neglizhencë në mjekimin e një familjari të tyre, që ndërroi jetë në spital.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Dhuna#QSUT