Report TV - Atentat në Dobraç, plagoset shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe i ati

preview_player
Показать описание
#reportTV #lajmeshqip #lajme
SHKODËR- Atentat Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen "5 heronjtë e Vigut". Mësohet se i plagosur ka mbetur Mentor Hasanaj 39-vjeç, shefi i policisë dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku siç mund të shihet makina e policisë ka marrë plumba nga ana e shoferit. Nga sa raportohet deri më tani, autorë kanë qenë 2 persona me motor. Nuk dihen ende shkaqet, por mendohet se ka lidhje me detyrën e tij. Policia po bën krehjen e zonës për të rënë në gjurmë të autorëve.Report Tv ka mësuar emrat e punonjësve të policisë që ranë pre e atentatit vetëm pak minuta më parë. Mësohet se në makinë kanë qenë Mentor Hasanaj 39-vjeç dhe Xhelal Hasanaj 74-vjeç. Nuk dihet se cili prej tyre ka qenë shënjestra.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kua polici a shtetit, ose njesia special. Apo vetem emra, per 24 ore duhet pastruari shteti normal, por korrupsion nuk I len.

diogardijoe