Ka nje mesazh per ty - Bruna dhe Paolo Rigon, nje dashuri amerikane (7 Shkurt 2021)

preview_player
Показать описание
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Bruna është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila ka treguar historinë e bukur të dashurisë së saj.

Pasi u nda nga partneri i saj në Shqipëri nga ku erdhi në jetë dhe një djalë, ajo udhëtoi drejt Amerikës tek prindërit nga ku e nisi jetën nga e para. Ajo menaxhonte një dyqan të motrës së vetë dhe aty u njoh edhe me Paolon bashkëshortin e saj.

Ai kishte ardhur si turist për të ndjekur finalen e Brazilit she shkonte shpesh tek dyqani i Brunës që blinte bukë dhe pas një jave ishte ndeshja finale Brazil-Francë dhe ai e ftoi në një party që kishin organizuar brazilianët. Ajo shkoi dhe Paolo e prezantoi atë si e dashuria e tij dhe aty nisi historia e dashurisë së tyre.

Ardit Gjebrea: Po me djalin ishte miqësor, si sillej?

Bruna: Pasi ramë dakort që do krijojmë një lidhje, unë me ato traditat shqiptare i thashë do vish të më kërkosh tek babi dhe tha po patjetër. Babi tha ti nuk më dëgjove herën e parë do më dëgjosh herën e dytë? Kështu që vazhdo bëj çfarë të duash. Paolo ishte turist dhe u kthye në Brazil. Unë mendoja se ishte diçka kalimtare sepse ky do ikë në Brazil, ka jetën e vetë dhe nuk do kthehet më, por pas një muaji ai u kthye dhe unë shkova në Miami e prita, kam udhëtuar gjithë natën me makinë, ai vine në orën 7 të mëngjesit.

Erdhi për mua dhe që atë ditë ne kemi bashkëjetuar për 1 vit ku bëmë dhe shpalljen e fejesës, pastaj bëmë dasmë, pastaj pas një viti erdhi vajza. Kemi një vajzë 21 vjeçare, djali është 28 vjeç dhe ka një vajzë, kështu që jam dhe gjyshe. Është ndjesia më e bukur në botë.

Ardit Gjebrea: Unë nuk kam parë gjyshe më të bukur në botë.

Bruna: Faleminderit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
join shbcf.ru