Report TV - Makina përplas motorin në hyrje të Vlorës dhe largohet, lëndohet drejtuesi

preview_player
Показать описание
Aksident në hyrje të qytetit të Vlorës në lagjen 11 janari në afersi të zonës së quajtur Pus i Mezinit. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës.

I dëmtuari ka marrë disa plagë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë shkak dyshohet të ketë qenë një goditje nga një automjet nga pas, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por nuk përjashtohet edhe humbja e kontrollit të motori për shkak të dëmtimit të rrugës.

Nga spitali konfirmohet se drejtuesi i motorit ka marrë disa plage, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Рекомендации по теме