Top News - Trupat ruse ‘në arrati’ nga Bakhmuti/ Bosi i Wagner: Ushtarët e Putinit po ikin nga lufta

preview_player
Показать описание
Lideri i grupit rus të mercenarëve, Ëagner, Jevgeni Prigozhin, akuzon një njësi të ushtrisë ruse se ka braktisur pozicionet e saj afër Bakhmutit, në ukrainën lindore, që tani është në epiqendër të luftimeve.
Sot, një nga njësitë e ministrisë së mbrojtjes, braktisi pozicionet dhe u largua nga krahu jonë. Ata të gjithë vrapuan të frikësuar dhe braktisën një front prej afro dy kilometrash të gjerë dhe 500 metrash thellësi. Sidoqoftë ne mundëm ta bllokonim sërish në një farë mënyre
Prigozhin, të martën bëri edhe një koment të koduar për ata që janë në krye të luftës së rusisë në Ukrainë që rrezikon ta fusë atë më shumë në telashe me Kremlinin. Në një mesazh tjetër audio, për municionet e munguara për luftëtarët e tij të Vagnerit, Prigozhin iu referua një figure që ai e quajti ‘një gjysh të lumtur’, që sipas tij mendonte se gjithcka shkonte mirë me fushatën ushtarake që moska e quan operacion të posacëm ushtarak. Prigozhin i bëri komentet duke iu referuar asaj që ai tha se ishte një refuzim i vazhdueshëm i ministrisë së mbrojtjes për të furnizuar luftëtarët e tij me municionet që u nevojiten për të marrë kontrollin e plotë të Bakhmutit. Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se po punon për të siguruar që të gjitha njësitë në fushëbetejë të kenë cka ju nevojitet, por duket se municionet po vonojnë.
Identiteti i figurës së gjyshit, mbetet i paqartë por mjafton që të ndezë spekulimet. Më herët, prigozhin ka folur kundër ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të shtabit të përgjithshëm, Valeri Gerasimov, por ka evituar kritikat personale ndaj Putinit. Analistët kanë thënë se shpërthimet e tij të luhatshme ditët e fundit, në të cilat ai njoftonte fillimisht se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmuti për shkak të mungesës së municioneve, ndërsa më pas ndryshonte mendje, e më përsëri sugjeronte se mund të largohej, duken si një përpjekje për të devijuar fajin për mungesën e suksesit në fushëbetejë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Bakhmut#Wagner